No menu items!

“Misioni u krye” – Ambasada gjermane kujton me krenari intervenimin e NATO-s

Në 26-vjetorin e ditës së çlirimit të Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s, me fillimin e bombardimeve të caqeve serbe dhe hyrjen në Kosovë.

Duke cituar ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson, që atë kohë tha se qëllim ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, Ambasada gjermane thotë: “Misioni u krye”.

“Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është bërë një histori suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare.

Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke mbështetur rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë”, deklaroi Ambasada.

Ky është postimi i plotë

26 Vjet KFOR

Sot shënohen 26 vjet që nga fillimi i misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR, duke siguruar stabilitet dhe siguri në Kosovë.

Siç e tha Lord Robertson, ish-sekretar i Mbrojtjes dhe sekretar i përgjithshëm i NATO-s:

“Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin.”

Misioni u krye.

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është bërë një histori suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare.

Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke mbështetur rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë.

Duke parë përpara, së bashku

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.