No menu items!

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt dhe Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar një operacion të gjerë hetimor në orët e para të mëngjesit të sotëm në rajonin e Ferizajt, në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka konfirmuar se operacioni lidhet me thellimin e hetimeve dhe mbledhjen e provave të reja që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale

Sipas hetimeve, provave dhe fakteve të deritanishme, ka gjasa që operacioni të ketë në fokus identifikimin e ndihmësve potencialë në kryerjen e vrasjes. Forma e kryerjes dhe rrethanat e rastit tregojnë se mes të përfshirëve mund të ketë edhe persona me të kaluar kriminale”, tha Morina.

Sipas tij, në këtë fazë po kërkohet të argumentohet mënyra e kryerjes, bashkëpunimi mes personave të dyshuar dhe të përjashtohet çdo mundësi për spekulime publike pa prova të plota.

Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, ish-hetuesi i Policisë, Halit Shaljani, theksoi se hetimet kanë për qëllim mbledhjen e provave për të mbështetur akuzën në këtë rast të rëndë.

“Duhet të kemi besim në institucionet, por njëkohësisht duhet të shmangim gjykimin publik. Disa të arrestuar pretendojnë të kenë alibi – këtë do ta vërtetojnë hetimet. Deri atëherë, janë vetëm të dyshuar”, u shpreh ai

Shaljani shtoi se motivi i krimit është ende nën hetim, por përjashtoi çdo element të ekstremizmit si shtysë për vrasjen. “Fatmirësisht, kemi njësi të specializuara brenda Policisë, përfshirë edhe njësinë antiterrorizëm. Deri më tani nuk ka indikacione që kjo vrasje lidhet me ekstremizëm”, tha ai.

Morina theksoi nevojën për përfshirjen e komunitetit në parandalimin e fenomeneve të tilla.

“Jo vetëm policia, por edhe shkollat, institucionet shëndetësore dhe vetë komuniteti duhet të jenë të angazhuara në edukim dhe parandalim”, theksoi Morina.

Hetimet për vrasjen e rreshterit Lika mbeten ende të hapura, ndërkohë që shtatë persona janë arrestuar më herët në lidhje me këtë rast. Autoritetet kanë paralajmëruar se operacionet e tilla do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dukagjini/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.