No menu items!

Mitrovicë: Një i mitur sulmohet nga katër persona

Një person i moshës së mitur është sulmuar nga katë rpersona në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

Për këtë ka  njoftuar Policia e Kosovës, teksa tregon se rrahja ka ndodhur në ora 05:15 të mëngjesit.

“Sot me datën 22 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale Lëndim i lehtë trupor”.

“Sipas ankuesit  m/s/kosovar, i moshës së mitur,  sot rreth orës 05:15, deri sa  ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll,  është sulmuar fizikisht nga katër  persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke  ndërmarrë veprime  hetimore  në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.

“Të gjitha veprimet e deritanishme  hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale   Lëndim i lehtë trupor”, përmbyllet njoftimi. /Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.