No menu items!

Mjekët bëjnë mrekullinë, shpëtohet nëna dhe foshnja në Tiranë

Një nënë me foshnjën e saj kanë shpëtuar mrekullisht pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor të spitalit “Koço Gliozheni” në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në “Facebook”.

Njëri prej mjekëve, i cili ka asistuar në këtë rast, tregon se diagnoza e nënës ka qenë shumë e rrezikshme, por falë punës së bluzave të bardha gjithçka përfundoi me sukses.

Vezir Tena, Obsteter-Gjinekolog te “Koço Gliozheni”: Rasti për të cilin ishte diagnoza, është një nga më të rrezikshme. Hyn në tre apo katër diagnozat që janë me mortalitet shumë të lartë.

Gjithashtu bluzat e bardha tregojnë dhe për shëndetin e foshnjes pas ardhjes në jetë.

Ky ishte një tjetër rast i vështirë, por i suksesshëm sipas Kryeministrit Rama që bluzat e bardha ndeshin gjatë punës së tyre.

Klan News

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.