No menu items!

Mjekët operojnë me sukses biznesmenin por i harrojnë gjilpërën në bark

Operacioni rutinë për pak i kushtoi jetën një biznesmeni nga Patras, pasi i harruan një gjilpërë në bark.

Vuajtja e pabesueshme e përjetuar nga biznesmeni i njohur në zonë, nisi kur ai vendosi t’i nënshtrohej një operacioni për të trajtuar rrënjësisht problemin shëndetësor që po e shqetësonte.

Ai ka planifikuar operacionin rreth një javë më parë, të cilit më në fund i është nënshtruar. Pas operacionit u kthye në shtëpi, por dhimbja e padurueshme që kishte e çoi sërish te mjeku.

Pas analizave të reja të cilave iu nënshtrua, u konstatua se gjatë operacionit i kishin harruar një gjilpërë në bark, e cila duhej hequr menjëherë… për të shmangur më të keqen. Rezultati ishte se ai iu nënshtrua një operacioni tjetër.

Burri tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shërohet.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.