No menu items!

Mjeku e shpëton qytetarin që ishte pa shenja jete në Prishtinë

Një rast mjaft emocionues ndodhi sot në mëngjes në Prishtinë. Doktori Shpejtim Aliu, arriti që ta shpëtojë një qytetar i cili ishte i shtrirë pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në rrugën “Hilmi Rakovica” përball Postës së Vogël.

“Ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit. Unë isha duke kaluar me veturë dhe pashë aty disa njerëz të grumbulluar afër një kafeterie. Aty ishte policia, unë u afrova dhe pashë një person të shtrirë. I pyeta, a ka mjek? Më thanë jo. Personi s’kishte puls. Vazhdova reanimin Kardio Pulmonar, frymëmarrje gojë më gojë dhe iu kthyen shenja vitale. Më pas erdhi edhe ambulanca dhe e mori” – tregoi doktor Aliu në Klan.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.