No menu items!

Mjeti shpërthyes në Prishtinë vendoset tek ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu

Një situatë e rëndë dhe shqetësuese është regjistruar sot në kryeqytet, ku është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes të vendosur para hyrjes së ordinancës “Medika”, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia kundër-eksploziv, hetuesit e Stacionit Policor “Jugu”, si dhe njësitë rajonale të hetimeve, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme teknike dhe procedurat hetimore.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet po ndërmerren në koordinim të plotë me prokurorin kujdestar, ndërsa për arsye sigurie, rruga ishte bllokuar për qarkullim për disa orë. Deri në momentet e fundit, qarkullimi është liruar, por prania e policisë në zonë mbetet e shtuar.

Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për mjet të rrezikshëm aktiv apo një alarm të rremë.

Sinjali mëson se ordinanca Medika është e gjinekologut, Afrim Veliu. Ku Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht para disa dite se Veliu është sulmuar nga një person i panjohur në mes të rrugës.

“Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Po kërkonte ndihmë, me duar në kokë, pati rrëfyer për Sinjalin një banor i ndërtesave përreth që kishte parë ngjarjen.

Policia është vënë në kërkim intensiv të personit që sulmoi gjinekologun, ngjarje kjo që ndodhi në rrugën “Henry Dynant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Ky rast ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin shëndetësor. Sinjali pati mësuar se është siguruar edhe një përshkrim i saktë fizik i sulmuesit, janë identifikuar dëshmitarët okularë dhe është në proces verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë që mbulojnë vendin e ngjarjes dhe zonat përreth.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.