No menu items!

MMPHI tregon se si është gjendja e rrugëve momentalisht në Kosovë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, njofton qytetarët dhe opinionin publik se gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe të gjitha rrugët janë te kalueshme, duke garantuar siguri dhe qasje të lehtë për të gjithë përdoruesit e rrugëve.

Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe Operatorët Ekonomik te kontraktuar janë angazhuar maksimalisht për të siguruar standardet më të larta të cilësisë, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse.

Përmes inspektimeve të vazhdueshme dhe intervenimeve të menjëhershme, kemi arritur të shmangim çdo problem të madh që mund të ndikojë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve.

Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, përfshirë shoferët, këmbësorët dhe qytetarët në përgjithësi, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë lëvizjes në rrugë.

Shoferët ftohen të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë, të jenë të vëmendshëm, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat e nevojshme.

Në këtë kuadër, falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre dhe për mirëkuptimin gjatë kryerjes së punimeve të mirëmbajtjes.

Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar një infrastrukturë rrugore të sigurt dhe të mirëmbajtur për të gjithë përdoruesit.

Të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të të tjerëve në rrugë!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.