Moderatorja Adelina Hasani është bërë nënë!
Lajmin e ëmbël e bëri të ditur për ndjekësit përmes një postimi në Instagram.
Ajo publikoi një video të veçantë nga momenti i lindjes së vajzës së saj – një përjetim mjaft emocional dhe i paharrueshëm.
Të posalinduren e tyre e kanë quajtur Zoi dhe ka ardhur në jetë më 29 maj, ndërsa Adelina ka vendosur ta ndajë këtë gëzim me publikun vetëm tani.
Urime për ardhjen në jetë të Zoit – jetë të gjatë e të lumtur për të!