No menu items!

Moderatorja shqiptare: Nuk do jetoja me vjehrrin dhe vjehrrën, dua të rri lakuriq në shtëpi

Aulona Musta njihet për opinionet e saj të drejtpërdrejta dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në një ndër komunimet që ka patur me ndjekësit e saj.

Ditën e sotme , moderatorja e njohur ka bërë një bisedë virtuale me fansat e saj, ku ata i kanë drejtuar pyetjet dhe ajo i është përgjigjur. Një pyetje që i është bërë Aulonës, e cila duhet thënë se nuk është e vetmja, ka qënë nëse do jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën.

Musta i është përgjigjur fanses, duke shkuar: “Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”!

Ditën e djeshme, moderatorja është bërë qendra e kritikave, pasi sipas ndjekësve të saj, Aulona ekspozon trupin e saj më shumë seç duhet.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.