No menu items!

Molliqaj e quan “Non grata” për Kosovën, Trendafilovën

Gjatë ditës së sotme kryetarja e Gjykatës Speciale kishte për të mbajtur një konferencë për media.

Mirëpo kjo konferencë është anuluar.

E lidhur me vizitën e Trendafilovës në Kosovës dhe konferencën e saj ka ardhur edhe reagimi nga kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas Molliqajt, Trendafilova është ‘’Non grata’’ për Kosovën.

‘’Bashkë me veteranë, qytetarë e aktivistë jemi mbledhur sot për ta kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. U mblodhëm për të treguar se historia e këtij populli jeton në zemrat e njerëzve, ani pse institucionet i kemi të tjetërsuara. U mblodhëm për të demonstruar se padrejtësia në Hagë për ne këtu është fyerje e poshtërim. U mblodhëm për të treguar se drejtësia nuk ka nevojë për propagandë as për punë me imazhin. U mblodhëm për t’i treguar se ajo është “Non grata” për Kosovën dhe qytetarët e saj’’, ka shkruar Molliqaj.

Për ne UÇK-ja është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi, prandaj UÇK-ja nuk mund të gjykohet, ka shtuar Molliqaj./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.