Përballja e shumëpritur e La Ligës midis Barcelonës dhe Real Madridit ka qenë emocionuese deri më tani; megjithatë, ngazëllimi arriti kulmin kur tifozët vunë re reperin dhe këngëtarin amerikan Travis Scott në tribuna duke brohoritur për Barcelonën, të dielën, më 11 maj 2025.
Këngëtari 34-vjeçar u pa duke festuar me të madhe në stadiumin Estadi Olimpic Lluis Companys, ndërsa Barcelona bëri një rikthim të shkëlqyer nga 0-2 në 4-2 kundër Real Madridit deri në pjesën e parë.
Reagimi entuziast i Travit nga tribunat bëri bujë në rrjetet sociale, veçanërisht rreth ndërthurjes së muzikës dhe futbollit, që është gjithashtu një nga trendet në rritje të vërejtura kohët e fundit në botën e kulturës pop dhe futbollit.
Foto: X
Sidoqoftë, Barcelona shënoi fitore ndaj Real Madridi me rezultat 4-3 në kuadër të El Clasicos e vlefshme për xhiron e 35-të.
Erik Garcia dhe Lamine Yamal shënuan nga një gol, e ku Raphinha shënoi dy herë për katalanasit, ndërsa Kylian Mbappe shënoi het-trik në këtë ndeshje.
Lojtari më i mirë sipas SofaScores ishte Lamine Yamal me notën 9.0.
Mbappe ishte më i miri te mysafirët me notën 8.8, i përcjell nga Vinicius me notën 7.5. /Telegrafi/