No menu items!

“Monika të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur asnjë cent në xhep”, reagojnë nga Instagrami i Monikës për Linda Halimi

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, ka shkaktuar një sërë polemikash brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.Kjo pasi mbrëmjen e së premtes asaj iu transmetua një klip, që tregonte se çfarë ka thënë ajo gjatë javës për banorët e tjerë.

Në një moment, Linda është shfaqur duke imituar Donikën dhe Ledin për situatat kur këto dy të fundit kanë shprehur mallin dhe mërzinë për fëmijët e tyre jashtë.

https://youtu.be/o4gFCOuzeXY?si=Cwum5zobFqT0AaT0Kjo ka shokuar një pjesë të mirë të banorëve, por edhe opinionit publik, duke pasur parasysh faktin se Linda është edhe vet nënë e një vajze.

Një reagim ka ardhur edhe nga llogaria zyrtare e Monika Salihut në Instagram, e cila mirëmbahet nga familjarët e saj të afërt gjatë qëndrimit të saj në BBVK.

Foto: Monika Salihu/InstaStory

Bëhet fjalë për rishpërndarjen e një videoje të Lindës duke e imituar, e cila shoqërohet me mbishkrimin: “Ani kush po fol, kjo Monika të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur asnjë cent në xhep”.

Ndërkohë, vet Monika nuk ka treguar gjatë qëndrimit në BBVK një histori të tillë, por thjesht ka thënë se me Lindën është njohur në fillimet e karrierës së saj, dhe se më vonë kur është larguar në Amerikë – i kanë shkëputur raportet. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.