Qëndrimi i zgjatur në dush, sidomos përtej 20 minutave, mund të mos jetë aq i dobishëm sa mendohet. Sipas ekspertëve të dermatologjisë, ekspozimi i tejzgjatur ndaj ujit të ngrohtë mund të dëmtojë barrierën natyrale të lëkurës duke e tharë dhe duke e bërë më të ndjeshme ndaj irritimeve, ekzemës apo infeksioneve bakteriale.
Uji i nxehtë gjithashtu mund të largojë vajrat natyralë të trupit, të cilët shërbejnë si mbrojtës kundër faktorëve të jashtëm. Rezultati? Lëkurë e thatë, kruarje dhe ndjeshmëri e lartë, sidomos gjatë stinëve të ftohta.
Dermatologët rekomandojnë që koha ideale për një dush të jetë nga 5 deri në 15 minuta, me temperaturë të moderuar të ujit. Pas dushit, është thelbësore të përdoret një hidratues i mirë për të rikthyer lagështinë e humbur.
Pra, nëse keni zakon të qëndroni gjatë nën ujë për relaks, është koha të rishikoni rutinën – shëndeti i lëkurës suaj mund të jetë në rrezik.
Prandaj mos e mendoni të qëndroni në dush më gjatë! /Prive By Liberta Spahiu