Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të martën në Kosovë do të mbajë mot me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
Instituti ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta.