No menu items!

Moti gjatë javës së ardhshme i paqëndrueshëm

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashihet të ketë kushte të paqëndrueshme meteorologjike, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të hënën moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 6-10 gradë celsius e maksimalet mes 21-26 gradë celsius.

Të martën parashihet të jetë moti i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 7-10 gradë e maksimalet mes 20-24 gradë.

Mot i ngjashëm parashihet edhe të mërkurën e të enjten.

E të premten moti parashihet të jetë i vranët dhe me riga shiu.

“Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona të kufizuara.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.