No menu items!

Moti i keq në Firence, vendoset përfundimisht fati i ndeshjes Fiorentina-Juventus

Ndeshja mes Juventusit dhe Fiorentinës në “Artemio Franchi” do të luhet normalisht në orën e caktuar (Sonte, 20.45). Ky është vendimi i fundit i marrë, pavarësisht motit të keq në qytet.

Stuhia Ciaran goditi disa qytete përreth Firences në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar përmbytje dhe shtatë të vdekur. Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe ekipet e shpëtimit kanë punuar në zonën përreth Firences prej ditësh për të ndihmuar të prekurit nga stuhia

Ultrasit e Fiorentinës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen e sotme mes Fiorentinës dhe Juventusit në Stadio Franchi në shenjë respekti për viktimat dhe për t’i ndihmuar ata në këtë moment të vështirë.

(J.S/BalkanWeb)

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.