Të hënën pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Institucionet paralajmërojnë për rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë, veçanërisht për personat që qëndrojnë jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 20 deri në 65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 19°C, ndërsa ato maksimale nga 33 deri në 36°C.
/MeteoKosova/