Gjatë javës që po vjen mot pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas IHMK-së indeksi i rrezeve UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Ndërsa, sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.