No menu items!

Moti sot: Me vranësira, temperatura maksimale arrin deri në 20°C

Sot do të jetë moti me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell kohëpaskohe. Nga orët e para të ditës, janë të mundshme zhvillime të rrebeshesh shiu dhe bubullima në disa zona të vendit.

Pjesërisht nuk përjashtohet mundësia e ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra. Erëra jugperëndimore do të fryjnë me shpejtësi 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje pritet ndryshimi i drejtimit të erës në veriore. Temperaturat maksimale do të jenë paksa më të ulëta, nga 20°C në 23°C.

Mëngjesi i së enjtes do të sjellë vransira të ulëta në gjithë vendin, por do të ketë intervale me diell gjatë ditës. Më vonë, pasdite, shfaqen kushte për zhvillime të tjera të rrebeshesh shiu dhe bubullimash. Erëra më të fuqishme jugperëndimore do të fryjnë me shpejtësi deri në 17m/s.

Nga dita e premte, vranësirat do të shtohen dhe do të shoqërohen me reshje shiu që do të përfshijnë pjesë të vendit, sidomos në orët e vona të ditës dhe në mëngjesin e së shtunës. Të shtunën pasdite dhe gjatë ditës së diel do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, por reshjet do të jenë më të rralla.

Temperaturat maksimale do të jenë në rënie graduale, duke arritur 15°C deri në 17°C gjatë fundjavës. Temperaturat minimale fillimisht do të luhaten ndërmjet 6°C dhe 10°C, dhe mund të zbresin deri në 3°C në mëngjesin e së dielës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.