No menu items!

“Motrën kam me ta q*”/ Detaje të reja për gjuajtjen me armë në Emshir, i dyshuari dhe viktima ikin

Lagjja Emshir në Prishtinë për dy netë me radhë nuk ka gjetur qetësi si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Gazeta Sinjali ka raportuar për dy rastet që kanë ndodhur të dielën dhe të hënën. Për rastin e fundit që ndodhi mbrëmë, Policia akoma nuk e ka identifikuar personin e dyshuar, por as viktimën, si palë të përfshira në rast, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se incidentit i ka paraprirë një debat me ofendime e të shara në mes të rrugës, për motive akoma të panjohura. Sinjalizuesit thonë se i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët “motrën kam me ta q*”. Konflikti mes tyre eskaloi deri ën atë pikë, sa i dyshuari nxori armën dhe e shkrepi një herë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, policia ka gjetur një gëzhojë në vendin e ngjarjes, që është sekuestruar, e më pas ka bërë ekzaminimet e nevojshme.

Në lidhje me rastin, është vënë në dijenie dhe Prokurori i Shtetit që ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe grumbullimin e provave që ndihmojnë në identifikimin e palëve të përfshira në këtë incident.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.