Mourinho në listën e Chelseat për rikthim spektakolar në “Stamford Bridge”

Jose Mourinho është futur në listën e ngushtë të Chelseat për postin e trajnerit të ri, pas shkarkimit të Enzo Marescas për shkak të rezultateve zhgënjyese në javët e fundit.

Emri i teknikut portugez ka filluar të qarkullojë në mediat ndërkombëtare si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës londineze, në një rikthim që do të ishte spektakolar në “Stamford Bridge”.
Sipas raportimeve, Mourinho do të ishte i hapur për një aventurë të re te Chelsea, në rast se drejtuesit e klubit shprehin interes konkret për shërbimet e tij. Trajneri portugez ka një lidhje të veçantë me klubin blu, ku në të kaluarën ka shënuar disa nga sukseset më të mëdha të karrierës së tij si trajner.

Mourinho aktualisht është në krye të skuadrës portugeze Benfica, megjithatë një ofertë nga Chelsea mund të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për emrin e trajnerit të ri të Chelseat, ndërsa rikthimi i Mourinhos mbetet një nga opsionet më të bujshme në tavolinë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU