No menu items!

Mourinho u përpoq ta transferonte ‘armikun e preferuar’ në tri klube të ndryshme dhe u refuzua secilën herë

Jose Mourinho u përpoq të nënshkruante me ‘armikun e tij të preferuar’ për tri klube të ndryshme dhe u refuzua secilën herë.

Mourinho ka shijuar një karrierë legjendare si trajner, pasi ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve me Porton dhe Interin.

Ai gjithashtu ka fituar kampionatin në Angli, Itali dhe Spanjë me Chelsean, Interin dhe Real Madridin.

62-vjeçari ka stërvitur disa prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, si Cristiano Ronaldo, Frank Lampard dhe Wayne Rooney.

Ai gjithashtu ka marrë fitore ndaj disa prej lojtarëve më të mirë në histori, ku njëri ndër ta është Steven Gerrard, i cili u vu përballë Mourinhos sa ishte pjesë e Liverpoolit.

Por Mourinho bëri gjithçka në fuqinë e tij që ta kishte Gerrardin pjesë të ekipit të tij.

Tekniku portugez e kishte cilësuar mesufshorin anglez si ‘armikun e preferuar’, duke zbuluar se u përpoq ta transferojë atë tek Chelsea, Interi dhe Real Madridi.

“Steven Gerrard natyrisht është njëri nga armiqtë e mi të preferuar, një armik me të gjitha ndjenjat e mira të cilat mund t’i shpreh me fjalë në futboll”.

“Natyrisht, në Angli ai është armiku im i preferuar. Ai ishte lojtari që më bëri mua një trajner më të mirë. Të përpiqem ta ndalojë atë ka qenë shumë, shumë e vështirë”.

“U mundova që ta sjellë atë tek Chelsea, u mundova që ta sjellë atë tek Interi, u mundova që ta sjellë atë tek Real Madridi, por ai ishte gjithmonë një armik i dashur”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.