Pasi bën publike bashkimin e tyre, Mozzik dhe Loredana po sjellin këngë të reja në tregun muzikor.
Dyshja me 25 qershor publikuan këngën “Oh Digga”, të cilën e shoqëruan me një videoklip interesant, transmeton Indeksonline.
Por siç duket, ky projekt ndryshe nga ata të viteve më parë nuk po pëlqehet nga fansat e tyre.
Këtë dallim e vërejmë krahasuar me këngën “Romeo and Juliet”, e cila ende pa i bërë 24 orë kishte rrëmbyer mbi 1 milion klikime.
Ndërsa tani pas 9 ditëve vetëm mbi 2 milionë klikime.