Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka evakuuar katër shtetas të Kosovës nga Afganistani.
Sipas njoftimit, MPJD-ja është angazhuar pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim që të largohen sa më shpejtë nga Afganistani.
MPJD-ja ka bërë të ditur se linja emergjente është ende e hapur në dispozicion që të ofrojë ndihmë të gjitha rasteve të reja që mund të lajmërohen gjatë periudhës në vijim.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.
Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.
MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim.