No menu items!

Mshefe mirë’, Dianës i përmendet momenti viral në BBVK, ja si reagoi ajo

Një nga momentet më të komentuara dhe virale të Big Brother VIP Kosova është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas një interviste mes Zhaklin Lekatarit dhe ish-banores Diana.

Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë në T7, Zhaklina i rikujtoi Dianës një situatë që bëri xhiron e rrjeteve sociale: momentin në lavanderi, kur ajo i tha Arionit “Mshefe mirë venin”, ndërkohë që ai ndodhej në një pozicion të sikletshëm.

Por më shumë se vetë situata, ajo që u vu re nga publiku ishte mënyra sesi gjykimi dhe kritikat ranë mbi Dianën, dhe jo mbi Arionin. Pikërisht për këtë, Zhaklina e pyeti:

“Pse u paragjykove ti për këtë moment, dhe jo ai?”
Diana, e qetë dhe e vetëdijshme për realitetin shoqëror, u shpreh:

“Po, i kam parë komentet. Por nuk më bëjnë përshtypje. Është pjesë e një shoqërie patriarkale. Unë e njoh mirë se si funksionon kjo punë.”
Ajo theksoi se është mësuar me këtë padrejtësi të vazhdueshme, ku përgjegjësia morale bie më së shumti mbi vajzat, edhe në raste kur ato nuk janë ato që duhet të mbajnë barrën.

/Prive By Liberta Spahiu.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.