Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vazhdimësi ka pasur mungesë të stafit të mesëm, përkatësisht të infermierëve. Si pasojë, edhe cilësia e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar këtë vitë.
Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë, radioterapi dhe trajtime të tjera.
Brenda 24 orësh, në këtë klinikë marrin shërbime rreth 400 pacientë nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Mungesa e infermierëve dhe teknikëve të radioterapisë po e vështirëson punën edhe më shumë në këtë klinikë. Kështu bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, drejtori i Klinikës së Onkologjisë Arben Bislimi.
Ai tha se disa herë kanë kërkuar që numri i infermierëve në këtë klinik të rritet, por ende nuk është ndërmarrë asgjë.
Ndërsa, sa i përket furnizimit me barna, Bislimi thotë se qëndrojnë mirë por ka edhe mungesë në disa prej tyre.
“Kemi mungesë të infermierëve në repartin e kimioterapisë, kemi mungesë të teknikëve të radioterapisë në repart të Radiologjisë. Kemi bërë kërkesë tash e disa herë pasi kjo po reflekton në punën tonën. Me barna në bazë të listës esenciale diku 70 për qind jemi të furnizuar, por kemi mungesë të disa barnave”, tha Bislimi për Insajderin.
Përpos numrit të vogël të infermierëve në këtë institucion, sistemi shëndetësor në Kosovë është ballafaquar edhe me ikjen e stafit për në vendet e huaja. Vetëm për tre vjet nga Kosova janë larguar 403 mjekë.
50 specialistë shëndetësor lënë spitalin e shtetit për atë privat
https://insajderi.org/mungesa-e-infermiereve-dhe-teknikeve-te-radioterapise-veshtireson-punen-ne-onkologji/