No menu items!

Murati i reagon Bajramit: Ju ftuam për koalicion, por pa PDK-në e Listën Serbe – pa to nuk po vini!

Një përplasje virtuale po zhvillohet në rrjetet sociale ndërmjet dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati (LVV) dhe Hykmete Bajrami (LDK).

Fillimisht, Murati akuzoi partitë LDK, PDK dhe AAK se ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. Pas kësaj deklarate reagoi deputetja Bajrami, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje e fton pesë herë në ditë LDK-në për bashkëpunim, transmeton Telegrafi

Në përgjigje, Murati reagoi sërish, duke thënë se është e vërtetë që e ftojnë për koalicion, por gjithmonë me kushtin që të mos përfshihet PDK-ja dhe Lista Serbe.

“Hykmete, E vërtetë që ju kemi dërgu ftesë për koalicion, ama me kusht që vini pa PDK-në e pa Listën Serbe. Por ju po insistoni që ose në koalicion edhe me ta, ose nuk vini hiç. Qysh po shihet, s’ka kush që ju ç’kapë prej tyne”, shkroi Murati.

Ndryshe, dy deputetët në vazhdimësi përplasen njëri me tjetrin për çështje të ndryshme./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.