No menu items!

Murati: Me ligjin e ri të ATK-së në shkurt janë regjistruar mbi 5 mijë punëtorë

Ministri i Financave ka njoftuar se gjatë muajit shkurt janë regjistruar mbi pesë mijë të punësuar të rinj.

Sipas Muratit kjo ka ardhur falë hyrjes së fuqi të ligjit të ri të ATK-së.

Gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5,054 të punësuar të rinj. Kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen/deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën.  Fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon. Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar Murati në një postim në “Facebook

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.