No menu items!

Murati mesazhe tjera nga Konjufca, ua bën “obligim” partive tjera që ta votojnë Albulena Haxhiun: E kanë për detyrë

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje tha se partitë e tjera e kanë “obligim” që ta votojnë kandidatin e propozuar nga partia e parë për kryetar të Kuvendit.

Ai tha se partitë tjera sot vazhduan “taktikat bllokuese”, pasi sipas interpretimit të tij, për kandidatin e partisë së parë do të duhej të votonin të gjithë.

Kushtetuata është mjaft e qartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë që është e drejtë ekskluzive e partisë fituese që ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Ndërsa për dallim prej mënyrës se si formohet qeveria ku partia fituese duhet ta sigurojë edhe shumicën, te votimi për Kryesinë e Kuvendit, kryetarin dhe nënkryetarët, kemi edhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese që të gjithë deputetët duhet të jenë prezent dhe kanë për obligim që të votojnë. Pra duhet të marrin pjesë në votim të gjithë deputetët sepse është detyrë e të gjitha partive parlamentare që ta konstituojnë Kuvendin”, tha ai.

“Po të ishte që partia fituese duhet ta sigurojë shumicën te kryetari i Kuvendit, atëherë do ta kishim problemin e radhës menjëherë ku do të bllokohej situata dhe konstituimi, sepse partitë opozitare nuk do t’i kishin 61 vota për votimin e nënkryetarëve të tyre”, tha Murati.

Për dallim prej tij, bashkëpartiaku i tij Glauk Konjufca kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë” pasi tha se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.