Pas dështimit të tentativës së katërt për konstituimin e Kuvendit, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se kandidatja Albulena Haxhiu është deputetja më e votuar dhe është absurde të mendohet që nuk i plotëson kushtet për këtë pozicion.
Murati në një prononcim për media tha se LVV-ja si parti fituese ka të drejtën e propozimit të kandidatit.
“Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve që janë tashmë të certifikuara nga KQZ-ja, ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Kjo e drejtë është shfrytëzuar nga ne, duke propozuar zonjën Albulena Haxhiu”, tha ai.
Ai po ashtu se kundërshtimet që po bëhet janë më shumë taktizime.
Tutje Murati shtoi se Haxhiu është deputetja më e votuar në zgjedhjet e fundit dhe theksoi se është absurde të mendohet se ajo nuk i plotëson kushtet për këtë pozicion.
“Kemi propozuar gruan më të votuar në zgjedhjet e fundit”.
Murati theksoi se propozimi për Haxhiun si kryeparlamentare do të mbetet i pandryshuar. /Telegrafi/