No menu items!

Muriqi mund të kthehet kundër Real Madridit

Vedat Muriqi e ka nisur fazën e rehabilitimit pas lëndimit që e kishte pësuar të dielën e 12 nëntorit teksa po e përfaqësonte Kosovën në duel me Izraelin.

Pesë ditë më pas, “Pirati” ka përfunduar në Mallorca, ndërsa më 17 të këtij muaji në qytetin ishullor i është nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Fillimisht u parapa që prizrenasi do të mungojë 4 deri në 6 javë dhe sipas parashikimeve, nëse nuk ndodhin mrekullitë, 29 vjeçari do t’i humb ndeshjet kundër Atletico Madridit, Cadizit, Alavesit e Sevillës, ndërsa është e dyshimtë prezenca e tij kundër Osasunës, shkruan mediumi spanjoll “AS”, përcjell “Gazeta Express”.

E në rast se nuk do të jetë gati për takimet e fundit të vitit 2023, atëherë ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios, do të kthehet në fillim të janarit.

Më saktësisht, më 3 janar në ndeshje kundër Real Madridit në La Liga.

“Gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Muriqi pasi e nisi fazën rehabilituese.

Prizrenasi i ka realizuar 4 gola dhe i ka bërë 2 asistime në 12 ndeshje të zhvilluara. /Gazeta Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.