Mushkolaj ia rikujton Pacollit fotografinë me Radoiçiqin në Budvë
Analisti Imer Mushkolaj, me anë të një statusi në facebook, ia ka rikujtuar Behgjet Pacollit fotografinë ku shihet me Milan Radoiçiqin në Budvë.
Statusi i plotë i Mushkolajt:
Po lexoj që sot Behgjet Pacolli i paska ofru Albinit “ndihmë të plotë” dhe i paska thënë se “vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë”. Menjëherë m’u kujtu kjo foto e vitit 2017 (e publikuar më 2019), në të cilën ai shihet me Milan Radoiçiqin në jahtin e tij, në Budvë. Nganjëherë është ma mirë mos me folë.