Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se pas debatit me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, ka marrë kërcënime nga “militantët e VV’së duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokës me sakicë”.
Musliu ka thënë se rastet i ka denoncuar në Polici dhe se një person tashmë është marrë nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.