Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka uruar Memli Krasniqin, në rizgjedhjen e tij në krye të partisë.
Vizionin e Krasniqit, Musliu-Shoshi, e vlerësoi si modern dhe besnikëri ndaj vlerave të PDK-së dhe Kosovës.
“Në Konventën e 11-të të PDK-së, bashkë me delegatët dhe kolegët deputetë, me besim dhe përkushtim për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt fitores!
Urime Kryetarit Memli Krasniqi për vazhdimin e mandatit me udhëheqje të qartë, vizion modern dhe besnikëri ndaj vlerave të PDK-së dhe Kosovës!”, shkroi Musliu-Shoshi./Raporto24/