No menu items!

Musliu-Shoshi: Donikë, aman lexo ma shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, koncentrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvallës e cila tha se “nuk kemi arsye ta fajësojmë Evropën për gabimet tona”.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrjes ministres Gërvalla të lexoj më shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, shkruan IndeksOnline.

Ajo e këshilloj Gërvallën të këtë kujdes në deklaratat e saj pasi po rrezikon të ardhmen e Kosovës.

“Donikë, aman lexo ma shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, koncetrohu në takime me përfaqësues të institucioneve të BE-së e me Ambasadorë. Lexo raporte për Kosovën e mos u prezanto me fjalime të praktikantëve se na shkatërrove.

Znj. Gërvalla, nuk e di se a je e vetëdijshme se çdo gabim që bën ti, është me pasoja për të ardhmen e shtetit tonë, e ti gabime bën në çdo prononcim, shkrim e takim.

Prap edhe në Forumin e Dubrovnikut paske marrë guxim me fol si zedhënëse e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Po harron që ti e përfaqëson veç shtetin e Kosovës, edhe atë s’po din!

Në të gjitha ato takime që i ke me përfaqësues të BE-së, a të tregojnë edhe ty, ashtu si na tregojnë neve, që Kosova i ka përmbushë të gjitha kushtet për liberalizim të vizave? A e din që institucionet e BE-së dhe raportuesit për Kosovën në po këto insitutucione e kanë konfirmuar këtë fakt?

?Kish qenë mirë me ditë që liberalizimi i vizave tashmë është vendim individual i shteteve anëtare të BE-së!”, shkroi ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.