No menu items!

Mustafa – Emilija Rexhepit: Lexoje me kujdes letrën e LDK-së para se të hedhësh akuza të pabaza

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar Emilija Rexhepit, pasi kjo e fundit hodhi akuza të rënda mbi kryetarin e LDK-së, Lumir Addixhiku.

Sipas Rexhepit, Abdixhiku “përjashtoi nga Qeveria tranzicionale komunitetet pakicë”.

Por, Mustafa e publikoi letrën, duke e këshilluar Rexhepi të lexojë me kujdes para se të hedh akuza pa asnjë bazë.

“Emilija Rexhepi është mirë ta lexojë të gjithë letrën, ngadalë e me kujdes, para se të postojë akuza pa asnjë bazë.  Nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albini”, ka thënë Mustafa.

Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”, thuhet në letër të cilën e postoi Mustafa.

Rexhepi e quan “shoviniste” qasjen e Abdixhikut për qeveri tranzicionale

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.