No menu items!

Mustafa: LDK caktoi stacionin e transportuesve llapjanë mbi shinat e trenit – abuzim i papranueshëm!

Nënkryetari i Shoqatës së Transportuesve të Llapit, Mentor Mustafa, ka ngritur shqetësimin për vendimin e LDK-së për të caktuar stacionin e autobusëve llapjanë në një vend të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm – mbi shinat e trenit.

Sipas Mustafës, ky është një abuzim i papranueshëm që rrezikon sigurinë e udhëtarëve dhe krijon kaos në transportin publik mes Podujevës dhe Prishtinës. Ai e ka cilësuar këtë vendim si një shpërfillje të plotë të nevojave të qytetarëve dhe një dështim të qeverisjes lokale në menaxhimin e infrastrukturës së transportit.

Si mund të lejojmë që transportuesit dhe qytetarët e Llapi të trajtohen në këtë mënyrë? Vendosja e një stacioni mbi shinat e trenit nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe një rrezik serioz për sigurinë e udhëtarëve. Kjo është një tallje me transportuesit dhe qytetarët e Podujevës,” – deklaroi Mustafa.

Ai bëri thirrje për një zgjidhje të menjëhershme dhe kërkoi që institucionet të veprojnë për të siguruar një stacion të organizuar dhe të sigurt për transportin mes Podujevës dhe Prishtinës

https://www.facebook.com/share/v/19bLEihPqV/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.