No menu items!

Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë janë në shkelje të Kushtetutës, lënda të procedohet në Kushtetuese

Ish-kryeministri ka vlerësuar se ministrat që janë zgjedhur deputet dhe nuk kanë dhënë dorëheqje janë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se ata janë në shkelje të Kushtetutës së Kosovës prej ditës së certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Në bazë të leximit të Kushtetutës, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet, në ushtrimin e detyrës së tyre janë në shkelje ligjore dhe kushtetuese nga dita e certifikimit, jo nga dita kur iu verifikohet mandati”, është shprehur Mustafa.

Ish-kryetari i LDK-së ka ftuar deputetët e legjislaturës së nëntë që pas konstituimit të Kuvendit këtë çështje të adresojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Dhënia e dorëheqjes tani nuk e korrigjon retroaktivisht shkeljen. Kuvendi do duhej të konstituohet, kurse shumica e deputetëve që me të drejtë po bëjnë vërejtje, këtë çështje ta procedojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.