Mbrojtësi spanjoll, Nacho Fernandez do të largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh.
Nacho do të nënshkruajë për skuadrën saudite Al Qadsiah pas kryerjes së testeve mjekësore.
Ai do të vë në letër një kontratë deri në qershor 2026, ku tashmë është njoftuar edhe Real Madridi.
34-vjeçari ka fituar 26 trofe përgjatë këtyre 23 viteve me klubin madrilen.


