No menu items!

Nafta i del pak jashtë kontrollit Ministrisë, nis të shtrenjtohet sërish

Çmimi i naftës ka filluar të shtrenjtohet sërish, vetëm disa ditë pasi Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë njoftoi se më nuk do të caktojë tavanin e çmimeve, ashtu siç bëri për një muaj rresht, raporton Express.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi, ku shihet se një litër naftë po shitet 1 euro e 71 centë.

Ditën e fundit kur MINT’i kishte caktuar tavanin e çmimeve (24 korrik), nafta shitej 1 euro e 69 centë.

Atë ditë, Ministria kishte thënë se “masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët.”/Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.