Prishtinë, 4 qershor 2025 – Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin për Krime të Rënda, është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.shkruan Raporto24
Gjatë deklarimit të tij para trupit gjykues, Murseli u shpreh i bindur në pafajësinë e vet, duke thënë:
“Jam i pafajshëm. Nëse vërtetohet ndryshe, kërkoj të dënohem me burgim të përjetshëm.”
Seanca është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa përveç Murselit, edhe i dyshuari tjetër, Granit Plava, është sjellë para gjykatës si i përfshirë në këtë rast tronditës që ka shkaktuar reagime të mëdha publike./Raporto24