No menu items!

Napoli konfirmon nënshkrimin e qendërmbrojtësit Buongiorno

Napoli ka përfunduar me sukses nënshkrimin e Alessandro Buongiorno nga Torino.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis fillimisht e mirëpriti qendërmbrojtësin italian me një po

Më vonë, edhe klubi italian e konfirmoi transferimin e tij me një shkrim: “Alessandro është krenar që është njëri prej nesh!”.

Disa burime thonë se transferimi është me vlerë 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, ndërsa Buongiorno ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.

Kontrata e tij përfshin një klauzolë prej 70 milionë euro të vlefshme që nga sezoni i tij i tretë në klub.

Buongiorno do t’i bashkohet bashkëlojtarëve vetëm në ditët në vijim. Ai është ende në pushime, pasi ka marrë pjesë në Euro 2024 me Italinë, edhe pse i kaloi të katër ndeshjet në stol.

Italiani është nënshkrimi i tretë i Napolit pas Leonardo Spinazzola dhe Rafa Marin. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.