Kickoxeri i përfaqësueses së Kosovës, Nart Mehmeti ka shkëlqyer sot në Kupën e Botës në Kickbox që po mbahet në Antalya të Turqisë duke fituar dy meçe dhe duke i siguruar Kosovës Medaljen e Bronzt. Nesër Narti do të vazhdojë garën e radhës në gjysmëfinale.
Ishte një ditë shumë e mirë për Përfaqësueses e Kosovës në Kickbox, Ku Nart Mehmeti dhe Omar Thaçi tashmë i kanë siguruar dy vende të treta si dhe vazhdojnë nesër në gjysmëfinale. Po kështu nga një fitore për të vazhduar më tutje kanë arritur Gent Hyseni dhe Gëzim Morina.
Gjatë ditës, do të ketë përballjen e parë edhe Kickboxeri më i mirë i Kosovës për vitin 2024, Artor Mehmeti si dhe Kickboxerja më e mirë e Kosovës Donjeta Menxhiqi si dhe Kicbokser të tjerë të përfaqësueses së Kosovës.