No menu items!

Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumin ma bleu Haga, këpucat mi fali drejtori i burgut

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka rrëfyer për ditët e para në Hagë pas arrestimit që kishte ndodhur në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka treguar edhe një histori interesante, derisa atij i duhej të përgatitej me veshje kostum për të dalë para gjykatës, por që në trup kishte vetëm rrobat e trupit, të cilat i kishte që nga momenti i arrestimit në Prishtinë.

Ish-ushtari i UÇK-së, ka treguar për drejtorin e burgut që ka qenë finlandez, i cili kishte vendosur t’ia jepte këpucët e tij Nasim Haradinajt, meqë kur i kishin blerë kostum e të brendshme, kishin harruar t’ia merrnin edhe një palë këpucë.

“Drejtori i burgut kish qenë finlandez. Në gjykatë isha i detyruar me shku komplet. Më kanë thanë me u la, se isha në kmishë qysh më kanë arrestu. Kanë shku më kanë ble të brendshme, kompletin që ma keni pa vesh, është i blemë prej burgut”, ka rrëfyer Haradinaj.

Problemi ish që s’ju kujtu me më ble këpucë, se isha në puma të zeza. I ka dathë këpucët drejtori, më tha merri. E njoh unë mentalitetin finlandez”, ka shtuar tutje ai./GazetaExpress/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.