Është ndarë nga jeta njëri ndër themeluesit dhe kryetari i parë i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, Ali Pllana.
Për ndarjen e tij nga jeta ka njoftuar edhe Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, ku kanë vlerësuar përkushtimin e tij ndaj shenjëtarisë dhe federatës dhe si njërin nga kryesorët që lobuan me sukses për pranimin e FSHSK-se si anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive (ISSF).
Pllana ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Lojërat Olimpike Verore, Rio 2016 dhe trajner i përfaqesueses së Kosovës në sportin e Shenjëtarise, në këto Lojëra Olimpike.