Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar për ndalimin e vizitave dhe telefonatave të atyre që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Musliu ka apeltuar të të gjtiha organet kompetente, të organizatat përkatëse që të reagojnë kundër këtyre vendimeve.
“Kosova dhe Shqipatarët asnjëherë nuk ju kanë trembur drejtësisë sikurse asnjëherë nuk e kanë duruar padrejtësinë”, ka thënë ndër të tjera ajo në seancën e sotme plenare.
Pjesë nga fjala e saj në seancën e sotme plenare:
Te nderuar qytetarë,
Sot do të shpreh shqetësimin tim dhe të juajin në lidhje me zhvillimet në dhomat e specializuara.
Dhomat e Specializuara apo Gjykata Speciale në Hagë, në mungesë të provave dhe fakteve, për të fshehur motivin politik dhe dështimin e tyre janë duke përdorur metoda të frikshme të shkeljes së të drejtave të njeriut që nga fillimi i punës së kësaj gjykate e deri me vendimin e fundit për ndalimin e vizitave dhe të telefonatave të atyre që po mbahen padrejtësisht prapa grilave.
Po i shfrytëzoj këta tre minuta për të apeluar të të gjitha organet kompetente, të organizatat përkatëse, te ky Kuvend dhe të ju qytetarë të nderuar që të reagojmë të gjithë kundër këtyre vendimeve.
Kosova dhe Shqipatarët asnjëherë nuk ju kanë trembur drejtësisë sikurse asnjëherë nuk e kanë duruar padrejtësinë.
Ky Kuvend e ka votuar këtë gjykatë dhe ky Kuvend duhet i pari të reagojë kur shkelen të drejtat themelore të njeriut.
Prandaj është koha e fundit të mendojmë nëse dëshirojmë të heshtim, të nënshtrohemi dhe të turpërohemi apo të tregojmë se kemi krenari shtetërore dhe kombëtare te tregojme qe kemi ligje e kushtetute e ti themi stop padrejtësive në emër të shtetit dhe në emër të popullit.
Nëse keni fakte vazhdoni, por nëse nuk keni ndaluni sepse më mirë është të ndaleni se sa të krijoni precedentë të paparë në historinë e gjyqësisë.
Ma gjeni një burge ne bote qe bene shkelje kaq flagrante te te drejtave te njeriut perveq Burgut te Guatanamos.