No menu items!

Ndalohet për 48 orë burri që dyshohet se sulmoi seksualisht një 15-vjeçare në Gjilan

Një 15-vjeçare po dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë 58-vjeçar në Gjilan.

E mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga pronari i një marketi, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.

Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

Prokuroria në Gjilan në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm Seksual”.

“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  dhe ndaj tij ka kërkuar masës e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.