Real Madridi pati një fillim të mbarë të ndeshjes ndaj Alavesit pasi morën avantazhin, por vetëm pak minuta më vonë, ata mbetën me 10 lojtarë në fushë.
Carlo Ancelotti kishte bërë disa rotacione për këtë ndeshje, ku emra si Jude Bellingham dhe Vinicius Junior ishin në bankën rezervë para ndeshjes së dytë ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Por mungesat e tyre patën pak rëndësi në fazat e hershme të sfidës, pasi Real Madridi mori epërsinë falë një goli të bukur nga Eduardo Camavinga.
Megjithatë, vetëm 10 minuta më vonë, Real Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë
https://x.com/ArseLegend/status/1911432915801587826?t=n7urf7fEV_ZvUiD9R7ZJmA&s=19