Ka ndërruar jetë njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121, Naser Shala i njohur si “Ftyra”.
Kështu ka njoftuar familjari i tij Fatmir Surdhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Shala ishte edhe kryeshef i Agjencisë së Pronës
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë daja e bashkëluftëtari im.
Naser Bislim Shala- “Ftyra”
Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova, i organizuar në UÇK me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftuar i komandant Kumanovës, Fatmir Limajt, Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe dëshmorëve të kombit.
Naseri si epror i shtabit brigades kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së, me devotshmëri të lartë e heroizëm të pashoq qëndronte me shokët luftëtar nëpër vijat e para të frontit.
Njihej me nofkën e luftës “FTYRA” ishte shumë i dashur me shokët dhe besnik në çdo rrethanë luftarake të kohës.
E kam pasur fatin të ishim bashkë nip e dajë në vijat e para të frontit me forcat armike, por, “Ftyra” qëndronte heroikisht bashkë me shokët.
E paq të lehtë dheun e Kosovës dajosh, e ke krye detyrën për atdheun me përkushtim sipas edukimit të nanës Qamile e Dajës Bislim që na i vranë forcat serbe, më 1998.
Ngushëllime Familjes Shala, miqve, farefisit, bashkëluftarëve e shoqërisë.
Lavdi jetës e veprës tënde atdhetare daja im bashkëluftëtari im “Ftyra” i UÇK-se